E Diel, 2024-11-24, 10:56 PM

Welcome Guest

Zeri Shqiptar

Login form
Video
Site friends
  • Mbreterite e Rilindjes
  • principata.com
  • Harta e Qytetit te Lezhes
  • Harta e Botes
  • Video e lojes ne Klan Kosova
  • Video tutoriat per lojen
  • All HTML Tags
  • Search
    Main » Ad Board » Historia e Arberise

    Principata e Kastriotit [2]

    Ads in section: 2
    Shown ads: 1-2

     

    Me thyerjen përfundimtare të    ushtrive  anzhuine në Berat më 1281,      Perandoria  Bizantine e rivendosi edhe   një herë  autoritetin e vet në Shqipëri,    por  kontrolli i saj kufizohej tani në një  zonë  më të ngushtë në krahasim me    fundin e  shek. XII. Në krahun verior      bizantinët  morën Durrësin dhe    Krujën, por nuk  arritën të shtriheshin  më tutje. Atë  kohë mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur një mësymje në front të gjerë në gjithë vijën Mat-Ohër. Madje, më 1296 ai mundi të pushtonte përkohësisht edhe Durrësin, ndërkohë që në krahun lindor ushtritë serbe nuk mundën t'i afrohen Ohrit, të mbrojtur nga fisniku shqiptar, Progon Skurra. Një mbishkrim mbi murin e kishës së Shën Klementit në Ohër, rindërtuar prej tij në vitin 1295, kujton se Progoni mbante titullin e lartë bizantin të heteriarkut të madh dhe se gruaja e tij, Eudokia, ishte mbesë e perandorit Androniku II Paleolog. 

    Gjithsesi paqja e arritur më 1299 midis perandorit Androniku II të Bizantit dhe mbretit serb Uroshi II ua njohu serbëve territoret e pushtuara në veri të Durrësit e të Ohrit. Megjithatë, ato vazhduan të jenë një zonë jo e qetë. Nga njëra anë, inkursionet serbe vazhduan edhe paskëtaj në jug të Matit, por, nga ana tjetër, në vitet e para të shek. XIV vihet re një riaktivizim i anzhuinëve të Napolit në Shqipëri. Vërshimi i serbëve në trevën e Durrësit dhe të Arbrit të hershëm prekte edhe interesat e anzhuinëve e të Papatit, të cilët vazhdonin ta konsideronin veten si titullarë të pushtetit laik e fetar në ato treva. Rikthimi i anzhuinëve në Shqipëri u mirëprit edhe nga vetë fisnikëria shqiptare, e cila shpresat e një ndalimi të mësymjes serbe i varte tashmë te bashkëpunimi me botën perëndimore katolike. Në shtator 1304 bashkësia qytetare e Durrësit dhe krerët shqiptarë nga familjet Matrënga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishi, Shpata etj., njohën për kryezot princin Filip të Tarentit, djalin e mbretit Karli II Anzhu. Nga ai çast trashëgimtari i fronit të Napolit mori dhe titujt zot i Mbretërisë së Arbrit dhe despot i Romanisë (Epirit). Në pranverë të vitit 1305 princi Filip i Tarentit zbarkoi me një ushtri në Durrës dhe me ndihmën e vendasve e mori qytetin. Megjithatë, ofensiva e re anzhuine u shua shumë shpejt. Marrëdhëniet e princit të Tarentit me fisnikët shqiptarë u prishën dhe po atë vit ky u kthye në Itali me synim që të vinte përsëri në pranverën e ardhshme me një ushtri më të madhe.
    Megjithatë, edhe paskëtaj anzhuinët nuk mundën ta shtrijnë kontrollin e tyre përtej Durrësit. "Vasalët" e tyre shqiptarë nuk mungonin të ngrinin krye dhe të këputnin çdo lidhje me kryezotin e përtejdetit, sa herë që ky kërkonte ta ndërtonte një pushtet real në Durrës dhe në "Mbretërinë e Arbrit". Në pamundësi të realizonin synimet e tyre në Shqipëri, në vitin 1311 anzhuinët e Napolit menduan për një çast t'i ndërronin zotërimet e tyre me Sicilinë. Por titullari i kësaj të fundit, Frederiku i Aragonës, i informuar se anzhuinët nuk zotëronin një pushtet real në Durrës dhe në trevën e Arbrit, nuk e pranoi ofertën, megjithëse këto territore, siç shprehej ai, "ishin shumë të pasura dhe bujare" (que es molt noble e rich).
    Në këtë mënyrë, në Durrës dhe në prapashpinën e tij vazhdoi të ruhej edhe paskëtaj një sovranitet gjithnjë e më formal i anzhuinëve. Për bashkësinë qytetare të Durrësit dhe për fisnikërinë feudale të Arbrit, mbajtja e lidhjeve me anzhuinët konsiderohej e dobishme, sidomos tani kur serbët po mësynin gjithnjë e më fort drejt jugut. Midis anzhuinëve dhe serbëve vazhdonin të ekzistonin marrëdhënie aleance, që këta të fundit hë për hë nuk donin t'i prishnin. Në fakt marrëveshja e arritur më 1308 kishte rikonfirmuar zonat e ndikimit anzhuin e serb në Shqipëri edhe për vitet e ardhshme.
    Anzhuinët dhe Papati filluan t'u përgjigjen realisht ftesave të aristokracisë shqiptare për t'iu kundërvënë ofensivës serbe në dhjetëvjeçarin e dytë të shek. XIV, kur plasën hapur kundërshtitë serbo-anzhuine mbi sundimin në Shqipëri e në Dalmaci dhe kur u fik çdo shpresë e Romës lidhur me një kthim të mbretërve serbë në fenë katolike.
    Aty nga viti 1318 serbët shpërthyen një ofensivë të re në Shqipëri, duke pushtuar Durrësin dhe Arbrin bashkë me Krujën. Atë kohë u krijua një koalicion antiserb i fuqive katolike, të bashkërenduara nga papati, në të cilin kishin një rol të rëndësishëm edhe shqiptarët. Në pranverën e vitit 1319 një numër fisnikësh shqiptarë nga dyert Blinishti, Jonima, Arianiti, Matrënga, Muzaka etj., nëpërmjet peshkopit të Krujës, Andreas, i bënin të ditur papa Johanit XXII se ishin gati "të ngrinin krye dhe të hidhnin tej zgjedhën e mbretit të Rashës (Serbisë)". Ata premtonin gjithashtu të braktisnin ritin ortodoks dhe të përqafonin katolicizmin, duke u ndarë edhe kishtarisht nga pushtuesit serbë.

    Si rezultat i kësaj qëndrese të organizuar dhe të bashkërenduar me Papatin dhe me fuqi katolike të Evropës, si Napoli, Hungaria, Kroacia etj., serbët u bllokuan edhe për disa vjet përtej Durrësit dhe krahinës së tij, ku anzhuinët vazhduan të ushtronin një sovranitet përherë e më të vakët.

    Principata e Kastriotit |  Shikimet: 4898 | Data: 2011-01-16 | Komentet (3)

    P.K .. 5.000 Pellazget migrojne ne Ballkan, fillimi i Epokes se Bronxit.
    P.K. 1.000 Iliret vendosen ne Ballkanin Perendimor.
    P.K. shek 8-7 Greket nga Korfuzi dhe Korinthi, kolonializojne bregdetin shqiptar. Krijohet Epidamnos (ne vitin 627 P.K. si koloni greke, Dyrrachion i njohur si Durresi) dhe Apollonia ( Shekulli i 5-te dhe i 3-te P.K., lulezimi i shtetit te Ilirise).
    P.K. 435 Lind nje konflikt midis shteteve qytet te pavarura te Epidamnos dhe Korfuzit.
    P.K 313-310 themelohet zyrtarisht qyteti I Beratit si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kasandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Aleksandrit së Madh (Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar ORESTIADA )
    P.K.. 250 Nje shtet nen kontrollin e mbretit Agron kontrollon brigjet perendimore te territorit te Ballkanit nga lumi Kerka ne Slloveni deri ne Shqiperine e diteve te sotshme. P.K..229-168 Pushtimi romak i bregdetit te ilireve. Mbreteria Ilire reduktohet ne nje rrip te ngushte midis Dubrovnikut dhe Lezhes( Lisus). Ne kete kohe u ndertua eRruga Egnatiae nga Dyrrachion (Durres) ne Konstandinopoje
    P.K.167 Roma del fitimtare kunder mbretit Genthius dhe e vendos mbreterine e tij Ilire nen sundimin Roman.
    A.D.2nd C. Iliret filluan te njihen me emrin e ri Arber.
    P.K.160-927 Fiset sllave pushtojne rajonet malore te Shqiperise.
    P.K. 395 Arberia behet pjese e Perandorise Bizantine.
    P.K.5th C. Pushtimi nga Gotet, Averet dhe Keltet perendimore e lindore. Ata plaekiten provincat e Ballkanit, qendruan per nje kohe te shkurter dhe pastaj levizen. Hunet pushtojne Kosoven.
    P.K.529-640 Pushtimi i fiseve sllave nga Europa Qendrore duke i dhene fund autoritetit bizantin. Popullsia ilire terhiqet ne qytetet bregdetare dhe ne malet e pjeses se brendshme te Shqiperise veriore.
    851 Pushtimi i zones nga Bullgaret, te cilet qendruan deri ne vitin 1010
    1054 Perearje ne kishe e Ndarja ne kisha Ortodokse dhe Romane. Perearja ndikon ndaj Kristianizmit Shqiptar.
    1081 Normanet hyjne ne Shqiperi nga Italia dhe udheheqin deri ne shekullin 1100.
    1096 Ushtrite e kryqezates se pare marshojne permes territorit shqiptar .
    1190 Shpallja e shtetit feudal te Arberise (Principata e Arberit 1190-1216) ne veri te Shqiperise, me Krujen si kryeqytet.
    1272 Karlos I, Mbreti i Napolit, hyn ne Shqiperi nga Italia veriore, formon mbreterine e Arberise dhe veteshpallet Mbret i Shqiperise. Ndersa pjesa e brendshme e Shqiperise sundohet nga princa bizantine dhe serbe deri me 1356. Perhapet feja Katolike Romane.
    1344 Shqiperia behet pjese e Mbreterise se Serbise, nen udheheqjen e Stefan Dushanit se bashku me Maqedonine, Thesaline dhe Epirin. Pas vdekjes se tij, Shqiperia bie ne duart e prijsave vendas dhe Kaloresi Balsha krijoi nje principate ne veri me Shkodren si kryeqytetin e saj duke shmangur serbet dhe bullgaret. Principata te tjera feudale u krijuan ne territoret shqiptare; Topiasit, me Durresin kryeqytet, Muzakajt, me Beratin si kryeqytet, Zenebishtet me Gjirokastren si kryeqytet, dioqeza e Shpatajve me Arten si kryeqytet.
    1352 Fillon pushtimi Osman i Europes. PUSHTIMI OSMAN DHE LUFTA SHQIPTARO- OSMANE
    1431 Turqit pushtojne Janinen; marrin nen kontroll nje pjese te madhe te Shqiperise.
    1433 Kryengritja kunder Turqve pergjate territorit nga veriu ne jug, nen udheheqjen e Arianit Shpates.
    1442 28 Nentor, Gjergj Kastriot Skenderbeu jep doreheqjen nga ushtria Turke, hyn ne Kruje me 300 shqiptare, shpall pavaresine e principates se Kastriotit dhe ngre flamurin e kuq te familjes se tij, me shqiponjen e zeze ne qender, duke u bere keshtu flamturi kombetar i Shqiperise.
    1444 Mars, Lidhja e Lezhes. Fisnikeria feudale shqiptare bashkohet dhe ngrihet kunder turqve nen udheheqjen e Gjergj Skenderbeut.
    1450 Skenderbeu perfundon nje traktat paqeje me Venedikun per te patur dore te lire ne luften e tij kunder turqve.
    1450 Sulltan Murati i Turqise rrethon Krujen per pese muaj, por mundet nga Skenderbeu i ndihmuar nga Alfonso I i Napolit.
    1455 Skenderbeu sulmon turqit ne Berat por humbet 6.000 burra.
    1457 Turqit sulmojne Skenderbeun me nje ushtri prej 60.000 ushtaresh, pushtojne pjesen me te madhe te ultesirave shqiptare dhe sulmojne fortesen e tij te Krujes, por Skenderbeu i detyron osmanet qe te terhiqen.
    1463 Lufta e madhe midis Turqve dhe Venecianeve.
    1466 Sulltan Muammed II pushton Shqiperine, por deshton ne pushtimin e Krujes.
    1468 17 Janar, Skenderbeu semuret me ethe dhe vdes ne Lezhe.
    1478 Fortesa e Skenderbeut ne Kruje bie ne duart e turqve. Beteja me kritike ne historine e Shqiperise. Muhamed II merr Krujen, ndersa Shkodra reziston..
    1479 25 Janar, arrihet paqe me pjesen tjeter te Shqiperise. Venecianet dorezojne Shkodren dhe shqiptaret vendosen pergjate vijes bregdetare, por mbajne Ulqinin, Tivarin dhe Durresin.
    1501 Perandoria Osmane pushton te gjithe Shqiperine, me Durresin si qyteti i fundit qe merret nga Venecianet dhe Shqiperia mbetet nen kontrollin Osman deri me 1912

    Principata e Kastriotit |  Shikimet: 2355 | Data: 2011-01-16 | Komentet (0)

    Copyright MyCorp © 2024 |